
Paparacet edhe nese mos te ekzistonin, dikush duhet t’i shpikte.Shpesh ata jane acarues, bezdises, shkaterrues, por puna e tyre duhet pershendetur sepse fiksojne ne aparatet e tyre pamje te VIP-ave, si te gjithe njerezit e zakonte.
Nje prej fotove eshte ajo e Hugh Jackman, i cili ndersa rregullonte kemishen nen pantallona, duket si nje maniak seksual!
Edhe Fergie…kantautorja amerikane ne nje foto pikante duket sikur dicka prej mashkulli i ka mbetur nen minifund.
Po fotoja me ‘gallate’ eshte ajo e Steven Tyler i cili ka pozuar me nje fan. Kush e sheh foton per here te pare kujton se me burrin me mjeker ka dale nje grua e plakur, qe nuk eshte njeri tjeter vec Tyler me syze…!
Besoj se e kujtoni edhe foton e pak diteve me pare,ku Nicole Kidman kishte dale e trukuar si mos me keq, me pluhur te bardhe nen sy dhe ne hunde. Kujdes here tjeter Nicole!
Po ashtu nuk e keni harruar edhe shikimin ‘mistrec’ te Obames gjate nje samiti. Obama u fotografua ndersa kundronte fundshpinen e nje vajze…apo jo?
Paparacet jane te keqinj ama na kane dhuruar qeshje pafund me VIP-at, te cilet ndonjehere duken si shume te larget dhe te vecante, kur ne fakt jane si te gjithe ne…
Top Channel