
Moti i keq dhe nje vale te ftohti ka goditur thuajse te gjithe Europen.
Temperaturat kane rene nen zero, ndersa ngrica dhe reshjet e debores kane sjelle kaos ne qarkullimin rrugor, por edhe anullimin e mjaft te fluturimeve ajrore.
Minus 0 grade celcius temperaturat jane regjistruar edhe ne Londer, ku rruget e ngrira shkaktojne veshtiresi ne qarkullim dhe autoritetet po perpiqen te mbajne te hapura arteriet rrugore te kryeqytetit anglez.
Fronti i ftohte siberian mberriti edhe ne France. Parisi eshte mbuluar nga Debora dhe trafiku eshte teper i ngadalte.
Reshjet e dendura te debores kane shkaktuar kaos ne qarkullimin rrugor edhe ne Belgjike, Zvicer, Rumani e Greqi, ku nga moti i keq gjeti vdekjen diten e enjte nje inxhinier italian.
Top Channel