Pr/marreveshja, Obama pritet ‘ta mbylle’

18/12/2009 10:20

Nuk eshte ende e qarte nese do te arrihet marreveshja. Ne diten perfundimtare te samitit te Klimes ne Kopenhagen, pasi nje nate te gjate diskutimesh eshte gati nje projekt-marreveshje qe duhet te kaloje provimin prej ‘te medhenjve’ te botes.

Drafti parashikon angazhimin per reduktimin e emetimit te gazrave ndotes per te mbajtur rritjen e temperaturave nen dy grade. Gjithashtu, drafti parashikon edhe financimin afatgjate per vendet ne zhvillim me 100 miliarde dollare brenda vitit 2020.

Megjithate rezistenca e Kines dhe Indise per projekt-marreveshjen qendron e forte dhe pritet me ankth qendrimi i presidentit amerikan, i cili mberriti sot ne Kopenhagen.

Projektmarreveshja e prezantuar nga presidenca daneze, mikpritesja e samitit, iu nenshtrua provimit te 26 vendeve me influente ne bote dhe sot do te shqyrtohet edhe nga 100 drejtues shtetesh e qeverish te cilet kane zbarkuar ne Kopenhagen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta