Kosove, Mediat: Thaci “ha†buxhetin e shtetit
18/12/2009 12:45
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka anuluar nje vendim te miratuar nga qeveria e tij ne vitin 2008 per kursimin e buxhetit te shtetit.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Thaci ka nenshkruar nje vendim te ri permes te cilit u jep anetareve te kabinetit dhe atij personalisht 16.800 euro shperblim.
Sipas se perditshmes “Lajm”, ky shperblim do te jepet bashke me rrogat e dhjetorit, me 1 janar te vitit 2010.
Ndersa totali i shumes qe do te merret nga buxheti i shtetit, sakteson burimi, do te jete 218.400 euro.
Gazeta shkruan se ka siguruar dokumentet e vendimeve te kryeministrit Thaci, qe sipas saj ua ndalonin anetareve te kabinetit marrjen e dy rrogave nga buxheti i shtetit.
Top Channel