Irani sulmon Irakun?
18/12/2009 15:35
Lajmi per hyrjen e trupave iraniane ne nje fushe nafte ne Irak, ne nje zone ne kufirin mes dy vendeve, gjen konfirmime te pjesshme.
Per amerikanet episodi ekziston. “Incidenti ka ndodhur pa dhune dhe shpresojme qe te gjendet nje zgjidhje ne menyre paqesore”, thote nje zedhenes i ushtrise.
Ndersa zevendesministri i Brendshem irakian al-Khafaji ka pergenjeshtruar gjithcka: “Keto lajme nuk jane te verteta. Ai territor eshte bosh”, eshte shprehur al-Khafaji.
Top Channel