Partia Demokratike e Kosoves ka kerkuar nga presidenti Sejdiu, si kryetar i LDK-se qe te ndikojne ne partine e tij, ne menyre qe ajo te njohe vendimet e institucioneve te Kosoves.

Apeli eshte bere nga nenkryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, pas zhvillimeve te fundit rreth balotazhit te zgjedhjeve.

Kuci, duke komentuar kritikat e LDK-se dhe mosnjohjen e rezultateve paraprake ne disa komuna, tha se KQZ eshte nje institucion qe e ka themeluar vete presidenti Sejdiu, prandaj partia e tij duhet ta respektoje.

“PDK i fton te gjithe qe te besojne ne punen e KQZ-se, pasi eshte nje institucion i pavarur dhe i themeluar nga presidenti i Kosoves”, ka pohuar Kuci.

Me tej nenkryetari i PDK ka hedhur akuza ndaj Partise Socialiste ne Tirane, duke theksuar se LDK nuk duhet te ndermarre shembullin e Shqiperise.

Top Channel