SHBA, ne renie popullariteti i Obama
16/12/2009 19:00
Popullaritetit i Barack Obama vazhdon te bjere. Sipas nje sondazhi te “ABC”, vetem 50 perqind e amerikaneve aprovojne vendimet e tij.
Behet fjale per nje renie prej 6 pikesh krahasuar me nje muaj me pare. Persa u takon problemeve te caktuara, 53 perqind e amerikaneve nuk aprovojne reformen ne shendetesi, ndersa 52 % masat ekonomike.
Nderkohe, 48 perqind eshte e pakenaqur me menyren se si shefi i Shtepise se Bardhe eshte perballur me ceshtjen e papunesise.
Persa u perket ceshtjeve nderkombetare, 58 perqind mbeshtesin strategjine e re te luftes ne Afganistan, ndersa 40 % e kundershtojne ate.
Top Channel