Zyrtare nga Ministria e Shendetesise thone se deri me tani ne Kosove jane raportuar 810 raste me grip te derrave, 252 prej te cilave jane diagnostikuar si pozitive.

Nderkaq, perfaqesuesit e OBSH-se thone se rastet e raportuara nuk jane statistike reale e numrit te mundshem te te infektuarve me virusin A/H1N1 dhe se mund te kete mijera te infektuar.

Faik Hoti, zedhenes i Ministrise se Shendetesise, ka deklaruar per “Radion Evropa e Lire” se qe nga muaji korrik e deri me tani, ne Kosove jane konfirmuar 10 raste te vdekjes nga virusi i ri pandemik. “Deri me sot, ne Kosove jane raportuar zyrtarisht 10 raste te vdekjes nga virusi i ri pandemik. Gjate dites se djeshme, 95 mostra te rasteve te konfirmuara si pozitive me kete grip, jane derguar per analiza shtese ne nje laborator ne Londer”, tha Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB