Berlusconi, sot del nga spitali

16/12/2009 10:40

Kreyeministri italian, Silvio Berlusconi pritet te dale sot nga spitali “San Rafaele” i Milanos ku u shtrua tre dite me pare pas sulmit fizik nga Massimo Tartaglia.

Sipas buletinit mjekesor, shefi i qeverise eshte ankuar per dhimbje ne koke dhe qafe. Ai eshte vizituar diten e djeshme nga lojtaret e Milanit, Seedorf e Thiago Silva, ndersa telefonata surprize ka ardhur nga Shtepia e Bardhe.

Obama e ka uruar Berlusconi-n per sherim sa me te shpejte. “Barak Obama e ka gjetur Berlusconi-n ne gjendje shume te mire shpirterore dhe i ka uruar sherim te shpejte”, thuhet ne komunikaten zyrtare te leshuar nga Shtepia e Bardhe.

Obama ka perfituar nga rasti ta falenderoje kryeministrin edhe per pjesemarrjen e suksesshme te trupave italiane ne Afganistan.  

Top Channel