
Presidenti amerikan Barack Obama u ka bere thirrje bankiereve qe te rrisin huadheniet per bizneset e vogla dhe ato te mesme.
Presidenti ka folur pas takimit “te ngrohte” me drejtoret ekzekutive te bankave me te rendesishme te Amerikes.
Obama tha se bankat amerikane kane marre nje asistence te jashtezakonshme dhe se tani jane ato qe duhet te ndermarrin angazhime te jashtezakonshme per te rindertuar ekonomine e SHBA.
Shefi i Shtepise se Bardhe paralajmeroi gjithashtu lobistet e bankave qe te mos bllokojne levizjet per reformen rregullatore.
Mbledhja e se henes me drejtoret e “Goldman Sachs”, “JP Morgan Chase” dhe “Citigroup” u be nje dite pasi presidenti deklaroi se zyra e tij nuk do te ndihmonte me tej bankat e Wall Street.
“Bankat amerikane kane marre nje ndihme te jashtezakonshme nga taksapaguesit amerikane per te rindertuar industrine e tyre dhe tani qe jane ringritur ne kembe, u takon atyre qe te ndihmojne ne rimekembjen e ekonomise”, ka deklaruar Obama.
Top Channel