Kerkon ta ledhatoje, ariu i shkeput te dy krahet
15/12/2009 16:10
Nje ari ka shkeputur te dy krahet e nje njeriu i cili, i dehur, kerkonte ta ledhatonte.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne kopshtin e nje familjeje ne Kolianovo, lokalitet i vogel ne verilindje te Moskes.
Viktima, nje 44 vjecar, ishte afruar prane kafazit ku mbahej kafsha dhe per ta perkedhelur ka kaluar krahet brenda hekurave.
Megjithate ariu nuk e pelqeu kete veprim dhe me ane te njeres puter i ka shkeputur te dyja parakrahet.
I dehuri eshte cuar me urgjence ne spital, por mjeket nuk kane mundur t’ia vene ne vend pjese e trupit.
Top Channel