Ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk pret qe Serbia te njohe Kosoven, por qe te bashkepunoje me te per zgjidhjen e ceshtjeve me interes te perbashket.

Deklaraten e tij Hyseni e beri ne Berlin, gjate nje samiti mbi bashkepunimin mes vendeve te rajonit te Ballkanit.

“Nuk presim nga Serbia qe te na njohe, por mosnjohja nuk ka perse te pengoje Serbine dhe Kosoven qe te bashkepunojne me njera-tjetren ne interes te sigurise dhe paqes ne rajon”, ka pohuar Hyseni.

Duke qendruar tek procesi i njohjes, shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se Kosova eshte e vetedijshme se behet fjale per nje proces te veshtire.

“Une asnjehere nuk kam besuar se pas pavaresise do te vershonin njohjet, por njohjet do te vazhdojne dhe Kosova po ecen gradualisht perpara”, ka shtuar Hyseni.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta