Bonaiuti: Berlusconi, serish takime me njerez

15/12/2009 09:30

Dy dite pas sulmit ndaj kryeministrit Silvio Berlusconi, nensekretari Paolo Bonaiuti, deklaron se presidenti i Keshillit te Ministrave nuk do te ndaloje kontaktet direkte me njerezit dhe se ngjarja nuk e ka frikesuar aspak.

“Karizma eshte celesi i suksesit personal te tij. Sigurisht gjithnje do te kete njerez, te cilet do t’i kerkojne te kete kujdes, por si gjithnje Berlusconi nuk do te reshte duke i folur te gjitheve”, tha Bonaiuti.

Sipas tij, presidenti i Keshillit te Ministrave edhe gjate diteve qe ka qendruar ne spital nuk ka reshtur se punuari dhe se takuari me te gjithe.

“Ai ka jetuar gjithe jeten duke punuar, eshte nje punetor i lindur dhe t’i heqesh atij mundesine per te punuar, do te thote t’i heqesh dicka qe e ka shume perzemer”, u shpreh Bonaiuti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA