
Ne sekret te plote e pa shume buje oficeret e Interpol Tiranes nepermjet aeroportit Stansted ne Angli ne masa te rrepta sigurie te ofruara nga homologet britanike, kane ektraduar nje te shumekerkuar shqiptar.
Pas 12 vjetesh fshehje ne Londer dhe disa qytete te tjera angleze ka marre fund arratia e Selami Cokajt.
Avokatet e tij kane ndermarre nje kalvar te gjate procesesh gjyqesore ku i kane humbur te gjitha betejat ligjore qe i cuan deri ne Dhomen e Lordeve per te bllokuar ekstradimin.
Selami Cokaj nga Shoshani i Tropojes eshte rikthyer ne burg per te plotesuar vuajtjen e denimit.
Ai kerkohej nga drejtesia shqiptare per perfundimin e denimit pasi eshte denuar per goditjen me thike per vdekje te nje person ne vitin 1994.Tre vjet me vone Cokaj do te ikte nga burgu Shenkollit ne Lezhe per te emigruar ne Britanine e Madhe ku perdorte emrin Valton Gashi.
Cokaj baba i kater femijeve kishte mundur te fitonte lejen e qendrimit madje edhe shtetesine britanike.
Gjate viteve te fshehjes ne veri te Anglise, ai do te shnderrohej ne nje biznesmen te suksesshem duke fituar mijera paund ne vit nga ngritja e disa pikave lavazhesh per larjen e makinave.
Selami Cokaj 36 vjec, marsin e ketij viti, ishte personazhi kryesor ne dokumentarin “Te shumekerkuarit ne Angli” trasmetuar ne televizionin ITV.
Menjehere pas ketij dokumentari ministri i Emigracionit Phil Eolas premtoi shpejtimin e procesit te ektradimit. Organi me i larte i drejtesise britanike Dhoma e Lordeve refuzoi kerkesen e Cokajt per te mos u ekstraduar.
Top Channel