Rama: Topi te garantoje te drejtat kushtetuese
11/12/2009 11:45
Pas nje takimi me kreun e shtetit, Bamir Topi, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi per mediat se ka kerkuar nga presidenti te garantoje liri dhe te drejta kushtetuese duke luajtur rolin qe i takon.
Pas bisedes qe zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua ne Presidence, Rama beri me dije se e ka informuar Topin per shqetesimin e thelle te opozites ne emer te te gjithe popullit opozitar, ne kushtet kur vendi gjendet ne nje krize te thelle te demokracise dhe institucioneve.
“Ilustrova me shembuj dhe faktore konkrete te gjithe sa ndodh dhe kerkova nga garanti i Kushtetutes qe te garantoje liri dhe te drejta kushtetuese, duke luajtur rolin qe i takon”, u shpreh Rama.
Top Channel