Mutu nuk u ndahet telasheve, dhunon nje libanez

11/12/2009 16:10

Adrian Mutu nuk mjaftohet me telashet qe po i shkakton demtimi i gjate dhe gjoba prej 17 milione eurosh qe duhet t’i paguaje klubit te Chelsea, por e shikon veten edhe ne mes te nje skandali.

Sulmuesi rumun i Fiorentines eshte perfshire ne nje sherr diten e premte ndersa po merrte pjese ne nje feste ne nje hotel te Firenze-s. Ai ka sulmuar fizikisht nje shtetas 43 vjecar me origjine nga Libani.

Sipas gazetes “Il Firenze”, ngjarja ndodhi ne hotelin “Four Season” ne mbyllje te festes. Dinamiken e ngjarjes e ka zbuluar policia, por shkaqet e perleshjes nuk jane zbardhur ende. Shtetasi libanez eshte transportuar ne spitalin “Santa Maria Nuova” ku mori mjekimin e nevojshem.

Top Channel