Vasil Bollano rrezikon denimin me 10 vjet burg nese gjykata gjen me vend akuzen e ngritur nga prokuroria e rrethit te Vlores.
Prokurori Maksim Sota ka firmosur kerkesen per gjykimin e ceshtjes penale qe mban numri 78 dhe qe eshte rregjistruar ne 29 janar te vitit te kaluar. Bashke me kryebashkiakun e Himares jane nen akuze edhe kater zyrtare te kesaj bashkie.
Akuza e ngritur ndaj tyre eshte shperdorim detyre, fallsifikim dokumentash dhe fallsifikim formularesh.
Te cilat parashikojne denime nga 3 deri ne 7 vjet, 6 muaj deri ne 3 vjet, si dhe gjoba qe nisin nga 300 mije leke deri ne 3 milione leke.
Nen akuze jane vene shtetasit Vasil Bollano, kryetar i bashkise Himare dhe kryetar i KRRT-se se kesaj bashkie, Polimer Ruci, drejtor i urbanistikes dhe sekretar i KRRT-se, Leonard Hysi, me te njejten detyre ne kohe te ndryshme, Eugen Gjyzari, jurist prane KRRT se Himares dhe Tatjana Dhima, sekretare e KRRT te bashkise Himare.
Ata jane paditur prej vitit 2007 dhe ne vazhdim nga disa shtetas per shkak te lejeve te ndertimit te dhena per persona qe nuk jane pronare te tokes.
Akuzuesit, Pirro Cali, Anastas Cali, Theodhori Veizi, Anastas Lluguri kane dhene fakte se ne 5 raste te ndryshme Keshilli i Rregullimit te Territorit te Himares u ka dhene leje ndertimi personave qe nuk jane pronare te tokes, por qe me dokumenta te falsifikuara kane nisur procedurat prane KRRT-se se bashkise Himare.
Behet fjale per mijera metra katrore truall, siperfaqe e cila ndodhet edhe ne zone bregdetare. Ne rastin e padise se ngritur nga Pirro Cali, KRRT e Himares i ka dhene leje ndertimi nje shtetaseje ne token qe nuk eshte prone e saj por e familjes Cali.
Gjithashtu, ne nje rast te dyte, i eshte dhene leje ndertimi nje godine te ngritur pa leje dhe per te cilen inspektoriati i ndertimit kishte nxjerre urdher prishjeje.
Rastet e tjera jane te ngjashme me kete dhe ne baze te tyre, prokurori Maksim Sota, ne kerkesen drejtuar gjykates se Vlores shkruan se ka mundur te vertetoje 5 raste te shkeljes se ligjit, shperdorimit te detyres, falsifikimit te dokumentave dhe formulareve ne nje hetim qe ka zanafillen prej jnarit te vitit 2008.
Top Channel