Xhufi: Greket, thjesht koloni

10/12/2009 19:45

Historiani Pellumb Xhufi ironizon pohimet e kreut te Omonias Vasil Bollano. Sipas tij, kolonite greke jane krijuar jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Detin e Zi, ne France apo edhe ne Angli.

Zoti Xhufi pohon se vete fakti qe greket kishin koloni ne disa pika te bregdetit shqiptar tregon se ketu kemi te bejme me nje popullsi tjeter nga kolonizuesit.

“Historianet greke tregojne se aty ku ka pasur koloni greke, si ne Apolloni dhe Durres, popullesia ka qene barbare, qe do te thote “e huaj” ne gjuhen klasike. Pra, s’kane qene greke”, deklaron Xhufi.

Sipas historianit, prezenca e grekeve te ardhur ne shekullin VII ne Shqiperi eshte e paperfillshme, perkunder shifrave te manipuluara qe jep Bollano.

“Ata kane ardhur ketu si hallexhinj dhe jo si pushtues. Kane ardhur me pakte te bera me popullesine dhe kane jetuar paqesisht”, thekson Xhufi.

Persa i perket pikes se trete, popullsise arumune, zoti Xhufi jep tezen e vertete te historise se tyre ne Shqiperi, te cilet sipas tij nuk shfaqen ne antikitet sic thote Bollano, por ne shekullin e dhjete.

Dhe per me teper, thote historiani, ata ishin aq te shkrire me popullsine shqiptare, sa udhetaret dhe studiuesit e huaj shpesh nuk benin dot dallime mes tyre.

“Ata jane persekutuar me se shumti nga shteti grek. Kane qene ata heronjte e pare te kishes autoqefale shqiptare”, sakteson Xhufi.

Zoti Xhufi jep edhe perkufizimin e tij profesional per deklaratat e bera nga Vasil Bollano. “Keto jane absurditete qe mund t’i thote vetem nje njeri me arsim te mesem bujqesor sic eshte Bollano”, shton Xhufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA