Uljen e normes se interesit me 0.5 perqind, tregu bankar e percolli ne menyra te ndryshme.
“Ne vazhdim te politikes se Bankes Qendrore ne i kemi ulur me 1 perqind si per kredite ne leke, edhe ato ne euro”, deklaron Bozhidar Todorov nga “FID Bank”.
Ndersa Armando Mosho, perfaqesues i “Union Bank” shprehet: “Ulja e normes nuk ka dhene ende efektet e deshiruara per nxitjen e kreditimit”.
Por a eshte ulja e normes se interesit i vetmi faktor qe zbut koston dhe lehteson dhenien e kredive?
Sipas studimit te Bankes se Shqiperise, problemet specifike te sektorit jane faktoret me me peshe ne mbajtjen e kredive te shtrenguara.
“Bankat ne momentin aktual jane me te prirura drejt cilesise se kredidhenies se sa sasise se saj. Nje rendesi te vecante i jepet analizes se riskut te klienteve kreditore”, sqaron Mosho.
Shkaku i dyte eshte situata ekonomike. Bankat do te mbajne kushte te shtrenguara te kredise per sa kohe rritja ekonomike do te jete e ulet, sepse i druhen rrezikut te moskthimit.
Vec kesaj, kohe te zymta per ekonomine edhe financat e qeverise tentojne te jene ne veshtiresi, cka sjell rritjen e huamarrjes se qeverise.
Nese qeveria merr me shume kredi, interesat do te rriten dhe bankat do te kene me pak fonde te lira per biznesin, nje situate kjo me te cilen Shqiperia u perball ne gjysmen e pare te vitit.
Shkaku i trete dhe i fundit qe po pengon kredine ne Shqiperi eshte rritja e kredive te keqija, sidomos gjate ketij viti.
Sa me shume rriten kredite e keqija, aq me shume bankat tregohen me te kujdesshme dhe rrisin interesat per te kompensuar humbjet.
Top Channel