Valletopoli, Corona denohet me 3 vjet e 8 muaj

10/12/2009 17:45

3 vjet dhe 8 muaj heqje lirie, eshte denimi qe iu dha Fabrizio Corona-s ne mbyllje te procesit te bujshem te Valletopoli-t, per tentativen e shantazhit me qellime perfitimi, qe i ashtuquajturi “Mbreti i paparazzeve” u beri futbollisteve Francesco Coco, Adriano e motociklistit Marco Melandri.

“Bashkepunetori i tij u denua me 2 vjet e 4 muaj”, bejne te ditur mediat italiane. “Me vjen turp, qe jam italian”, ishte reagimi i ashper i Corona-s. “Pse nuk merren me te perfshiret ne ceshtjen Marrazzo?” vazhdoi ai, duke iu referuar nje tjeter skandali qe beri buje ne mediat italiane pak kohe me pare, ate te ish presidentit te rajonit te Lazio-s Piero Marrazzo, te cilit iu be shantazh me qellim perfitimi nga disa karabiniere per te mos perhapur nje video ku ai ishte xhiruar gjate nje takimi intim me nje transeksual.

4 episodet per te cilet gjykatesit milaneze denuan Corona-n, prekin Coco-n ne 2 raste. Ne njerin, imazhet e tij ishin marre pas daljes nga diskoteka me nje person qe dukej si trans.

Episodet e tjera i perkasin motociklistit Melandri qe ishte fotografuar ne nje lokal me nje pornostar dhe Adrianon, fotografuar gjate nje party ne shtepine e tij. Vallettopoli eshte termi qe iu dha nga mediat hetimit/skandal qe perfshiu emrat e personazheve te njohur te sportit, spektaklit, politikes e biznesit italian, duke nisur nga qershori i 2006-es.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA