Presidenti i vendit Bamir Topi ka deklaruar lidhur me krizen politike qe ka perfshire vendin se inkurajon dialogun mes pozites dhe opozites, por nga ana tjeter ka theksuar se nuk mund te nderhyje me tej ne ceshtjet e tyre.
Duke folur ne nje konference per shtyp nga selia e Presidences, Topi ka theksuar se nuk mund te tejkaloje kompetencat qe i jep pozicioni i tij si kryetar shteti.
“Ne respekt te pozicionit te presidentit, qe eshte kushtetues dhe institucional, bej apelin e nevojshem dhe te domosdoshem ne limitin e mos interferences tek partite. Une i inkurajoj ato per dialog, por nuk mund te interferoj. Nuk do te mungojne apelet e mia per te inkurajuar klimen e dialogut, e cila eshte esenciale per jeten e nje vendi”, ka pohuar Topi.
Me tej kreu i shtetit e ka vene theksin tek renia drastike e perfaqesimit te partive politike ne Parlament, gje qe sipas tij po te ishte ndryshe do te kishte nje efekt me pozitiv.
“Dikur, mbi bazen e ligjit te vjeter elektoral kishte nje numer te konsiderueshem partish parlamentare. Ligji i ri ka imponuar nje reduktim te ndjeshem te partive. Ajo qe deshiroj une eshte qe te rritet bashkepunimi politik, por kjo varet nga vullneti i partive. Iu referova numrit te partive parlamentare, pasi kjo ceshtje ka te beje direkt me to”, ka shtuar Topi.
Top Channel