Topi: Demokracia, rruge e gjate

10/12/2009 15:30

Plot 10 vjet me pare, krijohej institucioni i Avokatit te Popullit. Sot ate e marrin seriozisht te tera institucionet shteterore. Dhe sidomos organet e policise dhe ato te burgjeve. (UPDATE)

Per punen e bere mire ne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne Republiken e Shqiperise, Presidenti i Republikes e dekoroi institucionin me urdherin “Nene Tereza”

“Ne jemi te perkushtuar t’i japim me shume qytetareve shqiptare”, u shpreh Dobjani.
 
Sipas Presidentit, ndonese ne keto njezet vjet Shqiperia ka bere perparime te dukshme, mbetet ende shume per te bere.

“Ka ende shume per te permiresuar ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, pavaresise se institucioneve dhe fenomeneve negative te korrupsionit ekonomik e politik. Sot Shqiperia eshte perpara momenteve te rendesishme te jetes se saj. Le te perpiqemi te gjithe te perqafojme nje sens te ri pergjegjshmerie, le te perpiqemi te gjithe t’u drejtohemi vlerave me te mira tona, le te perpiqemi te gjithe ta bejme demokracine shqiptare nje demokraci reale sipas parimeve dhe standardeve drejt te cilave jemi nisur ne nje rruge pa kthim”, u shpreh Dobjani.

Duke marre shembull pavaresine e Avokatit te Popullit nga administrata, ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch perseriti per here te dyte brenda 24 oreve, rendesine qe ka ne mireqeverisje, pavaresia e institucioneve.   

“Duhet te mbajme parasysh te gjithe se qeverisja e mire do te thote respekt per te drejtat e qytetareve, do te thote pavaresi e institucioneve, do te thote gjykim te drejte ne sistemin gjyqesor, lufte kunder krimit dhe korrupsionit dhe te gjitha keto gjera mund te permbushen vetem nese te tere aktoret e perfshire bejne punen e tyre”, tha Bosch.

Me gjate ne pavaresine e institucioneve u ndal ambasadori i Shteteve te Bashkuara, John Withers.  

“Ne te njejten menyre, institucionet e tjera nuk jane ne gjendje te funksionojne sic duhet pa pavaresine e tyre. Pavaresisa e gjyqesorit eshte nje kolone themelore e shoqerise demokratike dhe eshte ne fakt guri i themelit i mbi te cilin ndertohen shoqerite demokratike. Nje gjyqesor i pavarur i mban te gjithe qytetaret te barabarte perpara ligjit, dhe kerkon qe te gjithe qytetaret t’i binden ligjit. Asnje institucion politik nuk mund te ndermarre apo nuk mund te nderhyje ne te gjitha ato funksione qe duhet te ishin funksionet e gjyqesorit. Askush, absolutisht askush nuk eshte mbi ligjin. Pavaresia e medias eshte nje tjeter zone kyce. Ne nje shoqeri demokratike media luan rolin e nje qeni roje te shoqerise dhe mbron interesat publike. Pavaresia e medias siguron gjithashtu qe nepunesit publike ne sektorin publik dhe biznesmenet ne sektorin privat t’i binden ligjit dhe te mos abuzojne me pozitat e tyre. Kur media shnderrohet thjesht ne nje tjeter vegel politike, pa u shqetesuar per faktet apo te verteten, ajo humbet pavaresine e saj dhe interesi i publikut nuk mbrohet”, tha Withers.

Ditet e fundit per nje arsye te caktuar, jane shpeshtuar deklaratat e nderkombetareve per pavaresine e institucioneve, sidomos ato te gjyqesorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA