Autoritetet me te larta italiane kane nxitur Shqiperine te vazhdoje me thellimin e reformave per te beret e mundur qe vendi te kaloje sa me shpejt fazat per integrimin e plote ne Bashkimin Europian.
Vleresimet u bene gjate vizites zyrtare ne Rome te kryetares se kuvendit Jozefina Topalli, e cila mori mbeshtetjen e presidentit te parlamentit italian, Xhanfranko Fini.
Duke theksuar domosdoshmerine qe procesi i integrimit te Shqiperise te mos hase pengesa, zoti Fini beri edhe nje vleresim per situaten paszgjedhore ne Shqiperi.
“Ritheksoj se nuk është vetëm opinioni i Italisë, por i të gjithë komunitetit ndërkombëtar se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk mund dhe nuk duhet të kontestohet. Për këtë arsye, urojmë që jeta demokratike shqiptare të hyjë sa më shpejt në normalitet të plotë, sigurisht brenda parlamentit“, u shpreh Fini.
Kryetarja e parlamentit shqiptar u takua ne Rome edhe me Presidentin Giorgio Napolitano, i cili pritet te vizitoje se shpejti Shqiperine.
Presidenti Napolitano i konfirmoi zonjes Topalli mbeshtetjen e plote te Italise per heqjen e vizave te Bashkimit Europian me Shqiperine, nje proces qe pritet te permbyllet ne korrik te vitit te ardhshem.
Top Channel