Schumi-Merecedes, kontrata nje hap larg

10/12/2009 15:30

Michael Schumacher eshte shume prane rikthimit ne Formula 1 me makinen Mercedes GP.

Ish 7 here kampioni i botes duhet te hedhe vetem firmen mbi kontrate per te rinisur karrieren e braktisur 3 vjet me pare. Kete here kokekuqja nga Maranello e ka plotesuar stafin, ndersa Mercedes GP i ofron nje kontrate te majme per t’u ulur ne krah te Nico Rosberg, cka do te thote se ne vitin 2010 mund te kemi nje skuderi 100 % gjermane.

Lajmin e rikthimit te mundshem e japin njerez te afert me Schumacher por kjo kuptohet edhe nga deklaratat e Bernie Ecclestone. Problemi i vetem per Schumi-n jane dhimbjet e vazhdueshme, te cilat nuk perballohen me lehtesi nga fiziku i 41 vjecarit. Per te mesuar me shume rreth kesaj enigme, ditet e ardhshme mund te na japin nje pergjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA