Pranimi i PS ne PSE, Rama: Lajm i mire

10/12/2009 15:10

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e quajti nje moment historik per PS dhe per te gjithe socialistet e progresistet pranimin e kesaj force politike ne gjirin e PSE ne kongresin e Prages.

Sipas zotit Rama ky eshte nje ogur i mire qe erdhi pikerisht ne nje date te shenuar 19 vjet pas shperthimit te mureve te komunizmit, pavaresisht se historia tha kryetari i Partise Socialiste per fat te keq ne keto vite shprese eci ne drejtimin e gabuar.

“Kush mund ta parafytyronte atehere se sot do te ishim kaq te varfer dhe te papune dhe mbi te gjitha qe qytetaret e Shqiperise do te ishin sot kaq pa shtet dhe drejtesi, ku ligjet i shkelin te pare ata qe i bejne”, u shpreh Rama.

Duke mos dashur te fokusohet tek deshtimet e te shkuares por tek sfidat e se ardhmes, kryetari i Partise Socialiste theksoi se tashme PS eshte ne nje beteje te forte per demokraci.

“Le te sherbeje kjo arritje e bukur si nje burim energjie ne betejen e madhe per demokraci ku PS eshte e angazhuar me te gjitha forcat dhe do te arrije me ne fund mundesine per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme”, u shpreh Rama.

Me pas nje koktejl festiv me te gjithe deputetet dhe paralajmerimi per nje feste te madhe ne ditet e para te janarit, ku do te jene te ftuar sic tha Rama te gjitha ata breza e breza te socialisteve te cilat kane dhene kontributin e tyre per te arritur ne kete dite historike.

Dy dite me pare Partia Socialiste u pranua antare me te drejte vote ne Partine e Socialisteve Europiane ndersa kreu i saj Edi Rama u zgj ne presidencen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA