PPE diskuton per krizen ne Shqiperi

10/12/2009 20:15

Ngerci politik ne Shqiperi eshte bere nje nga temat kryesore te bisedes qe kryeministri Sali Berisha zhvilloi ne Bon me disa prej udheheqesve te qendres se djathte europiane.

Te mbledhur ne Bon, ne kongresin e Partise Popullore Europiane, bashke me presidentin e sapozgjedhur te Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit, Jose Manuel Barroso, ata kane biseduar rreth qendrimit te qeverise dhe opozites per zgjidhjen e situates.

Kryeministri Berisha tha se e ka cilesuar absurde kerkesen e opozites per rinumrimin e votave.

“Kam gjetur mirekuptim te plote nga bashkebiseduesit e mi per qendrimin e qeverise dhe qendrimin tim ndaj kesaj kerkese, sikunder i njoha me oferten qe une kam bere per problematiken tjeter, ne menyre qe opozita te marre vendin e saj ne Parlament”, ka deklaruar Berisha.

Por ky nuk ishte rasti i vetem kur kryeministri Berisha ka permendur ne Bon opoziten shqiptare. Duke marre shkas nga jehona nderkombetare, sic tha kryeministri Berisha e festes se 8 dhjetorit ne Tirane, ai ka mbajtur qendrim kritik ndaj opozites per ate qe ai e quajti denigrim prej saj te dites se shembjes se murit te Berlinit ne Tirane.

“Jane te shumte pjesemarresit e kongresit por edhe udheheqesit kryesore te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe vendeve te tjera, te cilet kishin ngelur jashtezakonisht te entuziazmuar nga ajo shfaqje madheshtore. I njoha me qendrimin e pakonceptueshem te opozites, e cila jo vetem qe nuk iu pergjigj fteses time per te qene e pranishme ne kete ngjarje te madhe per kombin, por beri te kunderten e denoncoi, duke e shpallur si antimiting”, eshte shprehur Berisha.

Gjate takimeve ne Bon me kancelaren Merkel, kryeministrin italian Berlusconi, kryeministrin suedez Reinfelt, si dhe me zyrtaret me te larte europiane, Van Rompuj dhe Barroso, kryeministri Berisha tha se ka marre mbeshtetje per integrimin e Shqiperise dhe liberalizimin e vizave.

Kryeministri ka konfirmuar se Tiranen do ta vizitojne ne nje kohe jo shume te larget kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Bashkimit Europian, Van Rompuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA