Deputeti i PS-se dhe nje nga studentet e levizjes se dhjetorit, Pandeli Majko ka folur ne “Top Story” per momentet delikate te para 19 viteve.
“Ardhja e intelektualeve tek studentet eshte pritur si ujet e paket. Ardhja e intelektualeve te njohur per ne ishte nje sinjal i rendesishem. Ndonjehere kur diskutohet historia e levizjes studentore, shihet si konspiracion i nje grup njerezish. Dhe sikur te kishte nje marreveshje, ne e donim por ajo qe ishte e rendesishme, nje sekonde paniku mund ta kthente historine ne 360 grade”, theksoi Majko.
Sipas tij, pluralizmi ne vend u vendos kur te gjithe burgjet ishin te mbushur me te burgosur politike dhe te internuarit ishin ne dhomat e internimit. “Duhet ta shikojme shoqerine shqiptare ashtu sic ishte. Baza studentore ishte pergjithesisht nga familje te mira, brezi i femijeve te komunisteve qe kishin lindur femijet pas vitit 1967”, shtoi Majko. Ne vijim ai tha se ne ate kohe, ne vend mbizonteronte nje shoqeri me dozat e vet ate konformizmit.
Top Channel