Te shesesh femijen per te blere nje celular. Kjo mund te ndodhe vetem ne kushtet e varferise se skajshme.
Ne Kine, nje baba 21 vjecar dhe mamaja 19 vjecare kane tentuar te shesin djalin e lindur para 6 ditesh per rreth 2500 juan, ekuivalent me 250 euro. Ngjarja ka ndodhur ne provincen Chongqing ku bleresi do ta rishiste femijen tek nje cift tjeter qe ishte i gatshem te paguante rreth 10.000 juan ose 1000 euro.
Ngjarjen e kane denoncuar ne polici disa deshmitare. Pasi eshte marre ne pyetje, babai i ri u shpreh se nuk kishte mundesi ta rriste femijen, ndersa nena tha se ishte penduar duke kerkuar serish femijen e saj. Ky nuk eshte nje rast i izoluar ne Kine apo ne vendet e botes se trete ku shume prinder vendosin t’i shesin femijet ne pamundesi per t’i rritur.
Top Channel