Pjesemarresi ne levizjen studentore qe rrezoi regjimin komunist rreth dy dekada me pare, Arben Imami i cileson ato dite si me te rendesishmet e jetes se tij.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Imami eshte shprehur se ditet e dhjetorit ishin vendimtare pasi rrezuan nje regjim te hekurt dhe e cuan vendin drejt pluralizmit.
“Ato qe kane perjetuar shqiptaret jane ngjarje shume te medha, qe mund te kene pasur edhe trauma sociale. Per mua kane qene ditet me te rendesishme te jetes sime dhe une vazhdoj t’i perjetoj njesoj sepse nuk doja te jetoja me ne ate menyre. Per 4 dite Shqiperia, duke nisur nga levizja e studenteve, coi ne pluralizem politik”, ka deklaruar Imami.
Ministri aktual i Mbrojtjes, asokohe pedagog, ka rrefyer edhe se si u bashkua me levizjen studentore, e cila sipas tij ishte vendimtare per ta shkeputur Shqiperine nga prapambetja.
“Kam qene pedagog dhe u bashkova me studentet sepse doja ate qe donin dhe ata. Levizja studentore eshte nje ngjarje kulmore, pasi ndau Shqiperine nga komunizmi dhe e coi drejt demokracise. Vetem studentet mund ta benin ate qe bene, pasi vetem ata kishin mentalitetin dhe ishin te painteresuar. Nuk kishin te shkuar dhe ishin te lire”, ka treguar Imami, i cili ka komentuar edhe takimin e studenteve me Ramiz Aline.
“Dita e takimit me Ramiz Aline? Nuk eshte e vertete qe nuk foli askush, Sali Berisha foli. Nuk ishin ftuar per te folur njerezit. Me teper ata ishin ftuar per te mos folur”, ka treguar Imami.
Top Channel