I eshte dhene fund ankthit per gjetjen e kater shqiptareve te zhdukur ne malet e Follororines.
Lajmi u publikua para pak minutash nga oficeri i kontaktit prane ambasades shqiptare ne Athine, Andi Likaj, i cili i eshte bashkuar operacioneve te policise greke per gjetjene tyre, qe ka filluar qe ne mesdite.
Sipas zotit Likaj, ambasada shqiptare eshte njoftuar prej organeve greke te rendit dhe ne bashkepunim edhe me forcat shqiptare te ruajtjes se kufirit kane filluar kerkimin per gjetjen e tyre ne dy anet e kufirit.
Emrat e shqiptareve te shpetuar jane: Idriz Shehu 20 vjec, Ismet Kaci 25 vjec, Dritan Kaci 32 vjec dhe Yzmi Deda 50, qe te gjithe nga Dibra.
Ata ndodhen ne siptalin e Kosturit dhe po ekzaminohen nga mjeket. Sipas oficerit Likaj, kater emigrantet shqiptare do te dergohen ne Shqiperi paraditen e se premtes.
Top Channel