Google instrukton bashkeshortin ne lindjen e vajzes

10/12/2009 19:40

Te ndihmosh gruan te linde? Nuk eshte ndonje pergjegjesi e madhe, te pakten kete mund ta thote me siguri shtetasi britanik Leroy Smith.

Ne menyre te papritur bashkeshortes se tij Emma i filluan dhimbjet e lindjes por ai nuk u zhyt ne panik, pasi nepermjet telefonit Blackberry eshte futur ne Google ku ka kerkuar me fjaline “si te lindesh nje femije”. Duke ndjekur instruksionet e enciklopedise Wikipedia nga ekrani i vogel i telefonit, arriti te nxjerre ne drite vajzen e tij te vogel ne shendet te plote.

“5 minuta pas lindjes erdhi ambulanca qe nuk arriti dot ne kohe ne shtepine ne lindje te Londres”, shkruan tabloidi “The Sun”. Ai rrefen se ne momentin qe Emma pati dhimbje te forta, nuk dinte cfare te bente.

“Keshtu u mbeshteta ne informacionet e internetit duke perdorur telefonin Blackberry. Nuk me ka shkuar asnjehere ne mendje nje gje e tille. Ne instruksione thuhej: Kur te shikosh koken, mbaje. Dhe kur femija te dilte, duhej t’ia jepja Emma-s dhe t’i mbuloja te dy me nje batanije. Gjithcka zgjati rreth 40 minuta”, thekson bashkeshorti hero.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA