Gjykate, vershojne padite

10/12/2009 15:00

Nis fluksi i padive ne gjykaten e Tiranes. Beteja politike me fyerje dhe akuza tashme eshte zhvendosur ne gjykate,  ku jane regjistruar padite e para per shpifje ndaj kryeministrit Berisha.

Padine e pare e cila i ka rene me short per ta gjykuar gjykateses Teuta Hoxha e ka bere Bashkia e Tiranes. I paditur eshte shefi i qeverise.

Bashkia e Tiranes kerkon qe Gjykata e Tiranes te detyroje kryeministrin Berisha te pergenjeshtroje deklaratat dhe ta detyroje ate te paguaje demin jo pasuror te shkaktuar nga cenimi i dinjitetit ne shumen e 20 milione lekeve.

Padia e dyte eshte bere nga kryetari i Parties Socialiste dhe njekohesisht kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ai padit Partine Demokratike dhe kerkon qe gjykata ta detyroje kete parti te pergenjeshtroje deklaratat e saj qe i kane shkaktuar cenim te dinjitetit. Serish padia e shkaktimit te demit mban shumen e 20 milione lekeve.

Por kryeministri i vendit eshte i paditur edhe nga kreu demokristian Nard Ndoka, i cili vleften e demshperblimit ja le ne dore gjykates, ndersa kerkon qe kryeministri te pergenjeshtroje deklaratat e tij qe sipas Ndokes i kane cenuar dinjitetin.

Ka edhe politikane te tjere te paditur per shpifje, si pershembull ministri Sokol Olldashi i paditur nga bashkia e Tiranes per shpifje, apo kryeparlamentarja e Jozefina Topalli e paditur per padi demi nga Koco Kokedhima.

Javet e fundit gjuha politike u ashpersua ndjeshem ku kryeministri Berisha nuk nguroi te akuzoje kreun e opozites Rama per dhune ndaj grave dhe si kreu i kupoles mafioze ne kryeqytet. Berisha akuzoi edhe disa biznesmene e deputete te PS si pjestare te kupoles dhe te lidhur me kete mafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA