Dule: Te integrohen pakicat etnike

10/12/2009 18:35

Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, i vetmi perfaqesues i opozites ne Parlament, ka kerkuar nga qeveria qe te ndermarre masa konkrete per integrimin e pakicave etnike ne Shqiperi.

“Deshiroj nga institucionet dhe mediat qe t’i kushtohet vemendje kultures dhe zakoneve te pakicave etnike, t’u jepet atyre mundesia per t’u perfaqesuar ne institucione. T’i japim jete mentalitetit evropian”, ka kerkuar Dule ne seancen parlamentare.

Sipas tij, projekti i qeverise per regjistrimin e popullsise duhet te perfshije edhe komunitetet e pakicave dhe jo t’i lere ato menjane.

“Regjistrimi i popullsise nuk perfshin pakicat etnike, edhe pse eshte premtuar nga qeveria. Deshiroj te theksoj ne kete kuader se eshte momenti qe te nisin parapergatitjet per kete ceshtje, per komunitetet e interesuara”, ka nenvizuar Dule.

Ai ka shtuar me tej se komunitetet e pakicave ne Shqiperi kane marredhenie te mira mes tyre, por ka edhe grupe te cilat keto marredhenie duan t’i cenojne.

“Ne kemi ne nivel lokal marredhenie te shkelqyera bashkejetese me pakicat etnike. Por ka grupe te caktuara qe keto marredhenie duan t’i helmojne. Perpiqen qe te krijojne mentalitete qe nuk jane ne perputhje me mentalitetet per te drejtat e njeriut”, ka shtuar Dule.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA