Arrestohet shume prane shtepise se ish-kryeministrit britanik Toni Bler nje shqiptar i armatosur me nje pistolete dhe selenciator te montuar.
Nje zedhes i Scotland Yard i tha Top-Channel se shqiptari i arrestuar eshte 56-vjecari Kujtim Nurka por nuk dha asnje detaj se cfare ai ka pohuar gjate marrjes ne pyetje.
Ndersa nje zedhes i ish-kryeministrit Toni Bler tha se ai nuk deshironte te komente per ceshtje sigurie qe kane te bejne me zotin Bler.
Kujtim Nurka eshte arrestuar pasi ai ngjalli dyshim tek nje patrulle policie ne rrugen Connaugt.
Pas 20 minutash nga koha kur eshte arrestuar shqiptari per parregullsi dokumentacioni nje qytetar i eshte afruar policeve, duke i dhene nje pistolete me selenciator qe e kishte gjetur ne cep te rruges.
Oficeret e policise ne vendngjarje te alarmuar nga gjetja e pistoletes menjehere kane njoftuar skuadren speciale ne Scotland Yard qe merret me mbrojtjen e trupes diplomatike dhe zyrtareve shteteror.
Kjo skuader eshte pergjegjese edhe per sigurine e ish-kryministrit Bler.
Nga hetimet parapraprake u vertetua se ne pistolete jane gjetur shenja gishtash dhe ADN-ja e Kujtim Nurkajt.
Ndaj tij eshte ngritur akuza per armembajtje paleje nderkohe nuk dihen ende arsyeja perse shqiptari me makinen e tij ndodhej afers shtepise se ish kryeministrit Toni Bler.
Top Channel