Belgjike, rrezikon kemben per shkak te tatuazhit
10/12/2009 16:05
Nje tatuazh mund te shkaktoje pasoja te renda per shendetin dhe kete e ka vertetuar rasti i nje 26 vjecareje nga Belgjika.
Deborah Lelie eshte ne gjendje koma dhe rrezikon te humbase kemben ku ka pikturuar tatuazhin ne daten 27 nentor. Ajo ka pesuar nje infeksion te rende dhe mjeket mendojne qe zgjidhja me e mundshme eshte ajo e prerjes se gjymtyrit.
Sipas gazetes “La Derniere”, ngjarja ndodhi ne qytezen Hamme ku vajza kerkoi te mbulonte nje tjeter tatuazh qe kishte pikturuar para disa kohesh. Ideja e saj e re ishte nje trendafil per te fshire emrin e ish te dashurit. Pas shtrimit te saj ne spital, mamaja ka bere denoncimin per drejtuesit e sallonit te hapur qe ne vitin 2003.
Top Channel