Shtrenjtohet gazi per shqiptaret

09/12/2009 20:05

Fillimi i sezonit te dimrit rrit cmimet e gazit te lengshem ne treg. Ka rreth nje muaj qe ky produkt qe perdoret kryesisht per gatim dhe ngrohje ka pesuar rritje cmimi qe shkon deri ne 2 lek per kg.

“Cmimi i shitjes me shumice eshte 82-83 leke perfshire TVSH-ne. Ne shesim 69-70 leke pa TVSH”, shprehet Arben Keci, drejtor ekzekutiv i Mareoil. Sipas Kecit, rritja e cmimeve ne tregun e brendshem vjen prej cmimeve te larta te gazit te lengshem ne bursat nderkombetare.

“Ne lidhje me cmimet si pasoje e luhatjes se bursave dhe si rezultat i rritjes se vleres se valutes gjate nentorit, cmimi ka pesuar rritje 2 leke per liter”, shton ai. Nderkaq, ne pikat e shitjes me pakice, te mbushesh nje bombul gazi 10 kg, kushton 1200 leke te reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA