Remitancat vijojne te ulen ne Shqiperi

09/12/2009 09:05

Te ardhurat e Shqiperise nga puna e emigranteve jashte vendit rane ne nivelin me te ulet ne kater vite gjate tremujorit te trete te ketij viti, duke shenuar nje renie prej rreth 6.6 perqindesh ne krahasim me nje vit me pare.

Lajmi behet i ditur nga statistikat e llogarise korrente te publikuara dje nga Banka e Shqiperise. Gjate periudhes korrik-shtator, sipas BSH, ne Shqiperi hyne 187 milione euro ne forme transfertash te emigranteve per familjet e veta, nderkohe qe ne korrik-shtator 2008, emigrantet paten sjelle 200 milione euro.

Gjithsej gjate periudhes janar-shtator, emigrantet sollen ne atdhe 581 milione euro nga 620 milione qe paten sjelle vitin e shkuar.

Problemi me i madh duket se qendron ne faktin se prurjet e emigranteve kane nje vit qe vijne ne zvogelim si pasoje e krizes financiare dhe ekonomike boterore.

Nga ana tjeter, ne tremujorin e fundit, remitancat kane shenuar edhe renien me te ndjeshme, pavaresisht se si rregull, gjate veres, me shume emigrante kthehen ne atdhe per pushime.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA