Rehn rithekson mesazhin: Zgjidhni krizen politike

09/12/2009 19:35

Brukseli perforcon mesazhet e tij ndaj lidereve politike shqiptare. Ndersa nje dite me pare presidenca suedeze u beri thirrje paleve te ulen per te gjetur gjuhen e perbashket ne te mire te integrimit te vendit, sot Olli Rehn theksoi rendesine e pjekurise politike duke rivleresuar se bojkoti parlamentar bie ndesh me kete parim.

Ne nje konference per shtyp, i pyetur perse thirrja per dialog nuk i drejtohet vetem opozites qe qendron jashte parlamentit, por te gjitha partive politike Komisioneri Olli Rehn u pergjigj: “Eshte e rendesishme qe te gjithe te kontribuojne ndaj nje dialogu me te mire politik ne Shqiperi. Kjo nuk eshte nje menyre europiane e te berit politike duke bojkotuar parlamentin. Ndaj bej apel ndaj cdokujt qe mund te garantoje permiresimin e kushteve ne menyre qe ky bojkot parlamentar te marre fund”.

Me tej Rehn tha se do ta mirepriste nje perparim te mire te Shqiperise ne procesin e antaresimin ne BE. “Por, nje nga kriteret kyce politike te Kopenhagenit, me duhet te them se eshte stabiliteti politik dhe pjekuria demokratike. Bojkoti parlamentar per nga perkufizimi, eshte ne kundershtim me pjekurine demokratike”, shton Rehn. “Jam dakort”, degjohet te thote Karl Bildt ne fund te deklarates se Olli Rehn dhe te njejten gje beri dhe komisioneri Rehn nje dite me pare, ne fund te qendrimit zyrtar te presidences suedeze.

“Une do t’u beja apel lidereve ne Shqiperi qe te pranojne se per ta cuar kete vend perpara, ata duhet te ulen”, nenvizon Karl Bildt. Mesazhi i presidences suedeze nje dite me pare dhe mesazhi i perseritur i Komisionit Europian sot, per dialog mes paleve dhe kthimin e opozites ne parlament, perforcojne njeri-tjetrin per te nxjerre ne pah idene e perbashket te institucioneve te Brukselit se rruga e Shqiperise ne BE pershpejtohet vetem duke kapercyer krizen politike ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA