Qeveria: Opozita refuzon dialogun

09/12/2009 19:40

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka bere te qarte se mazhoranca ka ezauruar te gjitha ofertat ligjore per te arritur konsensus me opoziten, ne menyre qe ajo te nderprese bojkotin. Sipas saj, i takon Partise Socialiste te degjoje apelin e ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian per dialog brenda parlamentit.

“Pikerisht sepse ka ekzistuar ftesa per dialog nga kjo mazhorance, pikekrisht se eshte vleresuar deshira e kesaj qeverie per te gjetur zgjidhje, atje ku eshte vendi ku jepet zgjidhje, ne Kuvendin Shqiptar, ka patur edhe nje mirebesim per te vazhduar me tej me reformat. Keto aktivitete qe bejme ne, jane vetem elemente per te krijuar panoramen e madhe te volumit te punes qe kryhet ne institucionet shqiptare sot. Fatkeqesisht nuk eshte perceptuar si i tille dhe fatkeqesisht kjo gje po mundohet te manipulohet nga nje person qe qendron ne krye te Partise Socialiste”, thekson Bregu.

Ministrja e Integrimit i beri keto komente pas prezantimit te ekipit te 58 perkthyesve shqiptare, qe pritet te nisin se shpejti punen voluminoze per perkthimin e pergjigjeve te pyetesorit qe do t’i dorezohet autoriteve shqiptare nga Komisioni Europian, nje pune, qe llogaritet ne rreth 15 mije faqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA