Selia roze vlereson pozitivisht deklaraten e 27 ministrave te Jashtem per situaten ne vend, ndersa deklaron se asnjehere kjo parti nuk ka perjashtuar menyrat demokratike per te zgjidhur krizen.
Deputetja e kesaj partie, Mimi Kodheli, deklaroi se PS-ja nuk e ka perjashtuar asnjehere mundesine e dialogut, por reagimi i qeverise dhe mazhorances e ka detyruar ate te kerkoje edhe rruge te tjera.
“Ne nuk i kemi perjashtuar asnjehere menyrat demokratike per te zgjidhur krizen e rende politike ne vend. Nuk kemi perjashtuar asnjehere asnje mjet per te arritur ne qellimin tone final, qe ka qene hapja e kutive. Por duke pare qe nuk kemi pasur, flas ketu per muajt e kaluar, asnje reagim, jemi detyruar qe te marrim nje rruge tjeter”, tha deputetja socialiste.
Kodheli vleresoi se reagimi i ministrave te BE-se eshte nje reagim i drejte dhe eshte ne te drejten e tyre te kerkoje gjithmone dialog, po aq edhe ne te drejten tone qe te kerkojme leximin e votes.
“Keshtu qe keto dy gjera nuk e kundershtojne njera-tjetren, sepse jane ne fund te fundit te nje qellimi, zgjidhja e krizes politike ne vend. Nuk do te kishim dashur qe vendi te kaloje ne nje krize politike, por kemi qene te detyruar ta bejme kete duke besuar ne ate menyre qe opozita sot vepron”, tha Kodheli.
Top Channel