Patos, zgjidhet kreu i ri i keshillit bashkiak

09/12/2009 09:25

Pas situates se krijuar mesditen e djeshme, 19 anetare te Keshillit te Bashkise Patos jane mbledhur ne nje hotel, tete kilometra larg Patosit, per te zhvilluar mbledhjen e jashtezakonshme.

Keshilli i Bashkise Patos konfirmohet prej anetareve te tij, se eshte mbledhur ne oren 14:10 ne nje nga mjediset private te hotel “Fierit”, ne qender te qytetit te Fierit, prone e Muharrem Stojkut, drejtorit aktual te KESH-it.

Ne mbledhje nuk ka qene i pranishem kryetari Maksim Goga, si dhe perfaqesuesit e PS-se dhe nje pjese e atyre te LSI-se.

Pjesemarresit ishin te gjithe keshilltaret e PD-se, ata te PDI-se dhe dy anetare te LSI-se. Pika e pare e rendit te dites se kesaj mbledhjeje ka qene mocioni i votebesimit te kryetarit te keshillit bashkiak, Maksim Goga.

Me 19 vota pro Goga eshte shkarkuar nga posti qe mbante. Me pas ne rend te dites ka hyre pika e dyte qe ishte emerimi i kreut te ri.

Konfirmohet prej anetareve te PDI-se se fillimisht u zgjodh nje komision i perbere nga tre anetaret: Nimet Musai, Neim Nazeraj dhe Adelina Shperdheja. Dy kandidaturat per kreun e ri te keshillit ishin Leonard Behaj nga PD dhe Adelina Shperdheja nga LSI.

Pas votimit ne menyre te fshehte, perfaqesuesi i PD-se, Behaj, ka marre 16 vota pro, 2 kunder dhe nje flete votimi ishte e pavlefshme.

Gjithashtu konfirmohet se ne mbledhjen “ilegale” eshte miratuar edhe buxheti per vitin e ardhshem. Nderkohe qe mesohet se eshte miratuar levrimi i fondit te pagave per punonjesit e papaguar, fondi per ushqimin e çerdheve, si dhe eshte lene qe te henen te zhvillohet mbledhja e radhes, ku do te diskutohet per bursat.

Te 19 keshilltaret pjesemarres ne mbledhjen e pasdites se djeshme e kane cilesuar si te ligjshem veprimin e kryer. Po ashtu te ligjshme ata kane cilesuar edhe vendimet e marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA