Patos, dy kryetare, ne nje keshill

09/12/2009 16:20

Ka vijuar konflikti i forte politik ne keshillin bashkiak te Patosit.

Pas perplasjes gati fizike ne sallen e mbledhjen ne bashkine e qytetit Patos, shumica e djathte se bashku me keshilltaret e LSI-se kane thirrur nje mbledhje tjeter jo me ne Patos, por ne sallen e nje hoteli privat ne qytetin e Fierit.

Ne kete mbledhje ata miratuan shkarkimin e kreut te Keshillit Bashkiak, perfaqesues te Partise Socialiste dhe miratuan pagat e punetoreve te gjelberimit te qytetit te cilet per dite te tera protestonin. Ky shkarkim eshte cilesuar i ligjshem nga i zgjedhuri si kryetar i keshillit, Leonard Beaj.

Por kryetari aktual i keshillit, per te cilin mbledhja eshte e jashteligjshme.

“Ligjerisht kjo mbledhje nuk eshte e sakte, pasi eshte thirrur ne ambientet e nje lokali. Eshte thjesht takim privat dhe jo mbledhje e Keshillit”, u shpreh Maksim Goga, kryetar i Keshillit Bashkiak.

Konflikti ne kete keshill lindi menjehere sapo kreu i bashkise deklaroi shkeputjen nga LSI. Keshilltaret e kesaj force se bashku me PD-se dhe PDI-se si dhe aleatet e djathte, kerkuan ndryshimin ne drejtimin e Keshillit Bashkiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA