Hyn ne fuqi marreveshja per thjeshtezimin e vizave per 12 anetaret e organizates se “Detit te Zi”, ku ben pjese edhe Shqiperia.
Qellimi i paktit ka te beje me rritjen e bashkepunimit ekonomik mes vendeve si Shqiperia, Turqia, Ukraina, Greqia, Moldavia, Rusia, Gjeorgjia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Armenia dhe Azerbajxhani.
Perfituesit e liberalizimit te vizave do te jene biznesmenet e medhenj, si dhe shoferet profesioniste te transportit rrugor.
Organizata e Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi eshte krijuar rreth tri vite me pare dhe u konsiderua si mjeti i duhur per te reduktuar barrierat ligjore dhe teknike ne levizjen e lire te mallrave dhe personave te autorizuar per qellime biznesi.
Ne planet e kesaj organizate eshte edhe ndertimi i nje superautostrade qe pershkon te gjitha vendet anetare.
Pakti eshte firmosur nga ministri i Jashtem, Lulezim Basha ne vitin 2008 dhe eshte fuqizuar dje me publikimin ne Fletoren Zyrtare. Aktualisht marreveshja ndodhet ne procesin e ratifikimit nga te gjitha vendet, deri ne fuqizimin e saj.
Top Channel