Megjithese Partia Republikane ka nje minister ne qeveri, Sabri Godo nuk i kursen kritikat per marreveshjen e kufirit detar me Greqine.
Ne Gjykaten Kushtetuse perfaqesuesit e qeverise pranuan se jane mbeshtetur mbi parimin e distances se barabarte nga brigjet. Por kjo i ka dhene vlere te njejte si tokes kontinentale shqiptare, ashtu edhe disa ishujve apo shkembinjve ujore greke ne veri te Korfuzit. Kundershtaret e marreveshjes evokojne perparesine qe ka toka mbi detin.
Admirali i flotes ushtarake detare, Kristaq Gervenji argumentoi se parimi i barazise nenkupton para se gjithash perdorimin e barabarte te detit. Ndaj sipas tij, nese pala shqiptare do te kerkonte nje korrektim te distances, do te dilte e humbur, sepse greket qe kane nje flote me te madhe, e perdorin me shume se ne kanalin e Korfuzit.
“E kam te veshtire, e kam te pamundur te mendoj se admirali yne ka marre parasysh kete pretendim te pales greke. Eshte krejt e paimagjinueshme. Greqia, 1/4 te flotes e ka tregtare, kjo s’do te thote qe duhet te pretendojne 1/4 e detrave”, shprehet Godo.
Ne kete pike, Godo flet per mundesine e nje arbitrimi nderkombetar. “Ka autoritete ne bote qe merren me konfliktet per ujerat dhe te ftojme edhe palen greke qe te pranojne kete arbirtim, qe te mos i haet haku askujt. Sepse ai eshte territor i vogel me interesa te medha qe duhet te ndahet mire. Dhe ndarja me e mire do te ishte ajo qe thashe. Tani, ne duhet te mbajme marredhenie te mira me Greqine. Por ka 20 vjet qe politika greke, qeveria greke, na thote qe e ka te veshtire me parlamentin per ligjin e luftes. Ndoshta tani eshte koha qe te bejme edhe ne te njejten gje, t’u themi qe ka nje debat qe arrin deri ne kufijte e ashpersise me publikun, me partite politike, mundesisht te rinegociohet”, shton Godo.
Ndonese pale e interesuar ne kete ceshtje, presidenca ka evituar te shprehet. Ajo i dergoi gjykates vetem nje leter, ku i shprehte besimin ne vendimin qe do te merret. Sipas Godos, presidenti duhet te shprehetper kete ceshtje dhe duhet te jete prezent ne jeten e vendit.
Top Channel