Liga e Kampioneve, asnje surprize

09/12/2009 23:00

Asnje suprize ne ndeshjet e fundit ne grupe ne Ligen e Kampioneve, pasi skuadrat e medha kane kaluar ne raundin tjeter te ketij kompeticioni.

Ne Grupin E, Fiorentina ka fituar 2-1 ne Anfilld Roud perballe Liverpulit, duke u kualifikuar si vendi i pare nga ky grup.

Francezet e Lionit nuk kane treguar asnje meshire per debutuesit e Debrecen, duke i shkaterruar 4-0 hungarezet, te cilet i kane dhene lamtumiren arenes europiane, pasi eshte Liverpuli ai qe do te kaloje ne Europa Lige.

Nga grupi F, jane Barcelona dhe Inter ata qe do te vazhdojne te pretendojne per titull kampion Europe.

Barcelona ka permbysur rezultatin duke fituar 2-1 ne Ukraine perballe Dinamo Kiev, fale golave te Ksavit dhe Mesit.

Nderkohe, golat e Eto dhe te Balotelit i kane dhene fitoren 2-0 Interit ne San Siro perballe Rubin Kazan dhe vendin e dyte ne grup.

Kampionet e Rusise, edhe pse kane humbur ndeshjen e fundit do te vazhdojne aventuren europiane ne Europa Lige, pasi e mbyllen fazen e grupeve ne vendin e trete.

Sevilja ka fituar 1-0 ndaj Renxhers fale golit te Kanute dhe kualifikohet si e para nga grupi G, nderkohe qe Shtutgart ka mposhtur 3-1 rumunet e Unirea, duke marre ata bileten tjeter per 1/8 e Liges se Kampioneve.

Ne grupin H, Arsenali dhe Olimpiakosi e kishin siguruar me pare kualifikimin nderkohe qe ne takimin direkt greket fituan 1-0. Skuadra qe do te shkoje nga ky grup ne Europa Lige do te jete Standart Liezh, pasi ka barazuar 1-1 ne ndeshjen e fundit me Az Alkmar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA