Lezhe, stadiumi merr emrin Brian Filipi
09/12/2009 19:55
Keshilli bashkiak i qytetit te Lezhes vendosi ndryshimin e emrit te stadiumit te qytetit.
Deri dje ky stadium mbante emrin “Beslidhja”, ndersa tani ka marre emrin “Brian Filipi” per nder te futbollistit lezhian qe humbi jeten ne nje aksident ne Itali.
Propozimi per ndryshimin e emrit u be nga nje grup qytetaresh, intelektualesh dhe futbollistesh te njohur ne vite ne kete qytet.
Propozimi i tyre u miratua ne unanimitet nga keshilltaret bashkiake. Brian Filipi ishte nje futbollist i ri shume premtues qe luante ne Itali me ekipin e Ravenes.
Ai cilesohej nje talent me te ardhme, por jeta dhe karriera ju nderpre ne mes per shkak te nje aksidenti tragjik ku Brian Filipi humbi jeten ne moshe shume te re.
Top Channel