Korce, plagosje pas grabitjes
09/12/2009 17:45
Nje zyre e kembimit valuator ne qytetin e Korces eshte grabitur mesditen e sotme nga dy persona te maskuar dhe te armatosur me pistoleta me silenciator.
Nen kercenimin e armeve ata kane kerkuar arketarit te zyres qe te dorezonte gjithe shumen e parave por ky i fundit nuk ka pranuar dhe eshte perleshur fizikisht me dy grabitesit ne moshe te re.
Nje prej tyre ka qelluar me arme zjarri duke e plagosur arketarin, me pas grabitesit jane larguar me nje automjet duke marre me vete nje shume prej 8 mije euro. Policia eshte njoftuar dhe ka nisur kerkimit ne baze te informacioneve te dhena dhe shenjave te lena nga grabitesit ne vendngjarje.
Top Channel