Ekzekutimi i vendimeve, KE analizon Shqiperine

09/12/2009 08:40

Komiteti i Ministrave te Keshillit te Europes beri publik dje nje vendim mbi progresin e arritur nga Shqiperia ne ekzekutimin e disa vendimeve te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut lidhur kryesisht me kohezgjatjen e procedurave civile dhe mosekzekutimin e vendimeve gjyqesore te brendshme – çeshtjet Gjonboçari dhe Marini.

Qeveria shqiptare paraqiti reformat me te fundit te ndermarra ne keto fusha dhe komiteti inkurajoi autoritetet te vazhdojne perpjekjet e tyre.

Megjithate, komiteti verejti mungesen e vazhdueshme te mjeteve efektive per ata qe ndihen viktima te procedurave gjyqesore teper te gjata, por ne pritje te ndryshimeve legjislative, verejti edhe zhvillimet interesante me te fundit te jurisprudences se Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.

Se fundmi, ne vijim te nje çeshtje ku Gjykata Kushtetuese e kishte te pamundur te jepte drejtesi per shkak te nje ndarje te barabarte te votave, qeveria informoi komitetin se Gjykata Kushtetuese kishte marre masa praktike per te evituar keto situata te veçanta.

Gjithsesi, Komiteti i Ministrave inkurajoi vazhdimin e reflektimit nga ana e autoriteteve, sidomos mbi nevojen e ndryshimit te legjislacionit mbi Gjykaten Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA