Raymond Domenech mbush xhepat pas kualifikimit jo te merituar te Frances per ne Boterorin 2010.
Tekniku i kombetares, e cila barazoi fale nje goli te parregullt ne play off me Irlanden, nuk ben ze kur flitet per para. Ai eshte shperblyer me 826 mije euro, pavaresisht se per francezet eshte nje njeri shume i urryer, aq i urryer sa le pas vetem mbrojtesin Materazzi.
Nje shifer te tille as Lippi nuk e ka fituar kur ngriti Kupen e Botes ne Berlin, pikerisht pas fitores ndaj Frances. Nga ana tjeter, Federata Franceze pohon se shperblimi per cdo lojtar eshte 536 mije euro, ndersa Domenech ka perfituar edhe rreth 300 mije euro nga sponsorat.
“Eshte nje njeri pa cilesi”, shkruajne gazetat, madje ato shkojne edhe me tej duke e cilesuar nje njeri me shume fat ne futboll. Kur gazetat publikuan shifrat e shperblimit pas barazimit me Irlanden, Domenech reagoi menjehere duke thene se ato ishin shifra te sajuara, larg realitetit, por mesa duket tekniku e ka bere nje vesh shurdh e nje sy qorr, duke e kaluar kete situate ne heshtje.
Top Channel