Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Robert Bosch deklaron se korrupsioni eshte i pranishem ne shume sektore.
Ne nje konference ne diten kunder korrupsionit, Bosch thekson se asnje vend ne bote, sado demokratik nuk mund t’i shpetoje fenomenit.
“Korrupsioni rrit informalitetin, taksat duke demtuar keshtu shtresen e mesme dhe te varfer te popullsise. Kjo dite duhet te sherbeje per te krijuar nje shoqeri llogari-dhenese”, u shpreh Bosch.
Ambasadori kerkoi dhenien fund te gjuhes se vrazhde dhe akuzave te pabaza.
Ne kete konference kreu i Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive, Adriatik Llalla thekson se problem mbetet informaliteti, ndaj nevojitet bashkepunimi i shoqerise.
“ILDKP nuk duhet te jete e vetmja qe te kontrolloje e denoncoje informalitetin”, u shpreh Llalla.
Top Channel